Qëllimi ynë është t’u ofrojmë klientëve një përvojë edukative që ndryshon dhe përmirëson imazhin, vetëvlerësimin dhe stilin e tyre të jetesës.

Kompania jonë vepron në fushën e Analizës dhe Studimit të Imazhit me profesionalizmin, kompetencë dhe diskrecionin maksimal ndaj klientëve të saj.

Angazhimi ynë është që të krijojmë një mirëqenie të re duke u ofruar individëve, profesionistëve dhe kompanive një shërbim të kualifikuar dhe të fokusuar në këshillimin e imazhit dhe për të mbështetur industrinë e bukurisë, modës dhe turizmit përmes një bashkëpunimi aktiv me profesionistët më të mirë në këto fusha.

Ne e praktikojmë këtë profesion në bazë të tre parimeve themelore që dallojnë dhe e bëjnë punën tonë të veçantë: Ndjeshmëria; Talenti dhe Kompetenca

Ndjeshmëria

Një nga kushtet thelbësore për të realizuar një Konsultim Imazhi efikas është aftësia empatike. Ne i kushtojmë vëmendje të madhe dëgjimit efektiv, në mënyrë që të kuptojmë klientin, të krijojmë një marrëdhënie mirëkuptimi dhe të arrijmë qëllimet:

→ dëgjojmë, për të kuptuar në radhë të parë nevojat dhe prioritetet e klientit

→ ne sinkronizohemi, për të kuptuar pikëpamjen e klientit dhe për ta ndihmuar atë që të përqendrohet qartë në pikat kritike dhe potencialin e tij

→ ne e mbështesim klientin me  konsulta të personalizuara, për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të tij dhe për ti mësuar qasje të reja për kujdesin e imazhit.

Talenti

Forca jonë është intuita e madhe dhe pasioni i fortë për këtë punë. Me krenari mund të themi se kjo aftësi na lejon të tejkalojmë çdo sfidë dhe të përmbushim nevojat e paplotësuara të klientëve tanë:

→ përmirësojmë imazhin dhe vetëvlerësimin e klientit, nëpërmjet trajnimeve ekskluzive për kujdesin personal, disiplinën motivuese dhe aftësive të lidhura organizative

→ hartojmë zgjidhje kyçe për të përmirësuar imazhin e klientit dhe stilin personal të shkëlqyeshëm dhe autentik

→ ne i transformojmë cilësitë fizike të klientit në pika të forta të cilët kurrë nuk janë vlerësuar më parë, përmes teknikave të stilit dhe sekreteve profesionale

→ zhvillojmë koeficientin karizmatik përmes konsulencës personale Personal Branding, për të lejuar klientin që të përmirësojë imazhin e tij dhe të përcjellë më shumë kredibilitet, autenticitet dhe vendosmëri

Ekspertiza

Për të arritur qëllimet e dëshiruara të Imazhit personal, ka dy mënyra: marrja e informacionit nga jashtë, ose zbatimi i një ndryshimi të brendshëm. Falë përgatitjes dhe përvojës sonë në këtë fushë, ne ofrojmë këshillim ekskluziv për klientin, për të ndihmuar atë ti bëjë të dyja:

→ të përfitoni të gjithë informacionin që ju nevojitet

→ të nxirrni versionin më të mirë të vetes

Merita Muçaj Image Consulting promovon dhe mbështet këto parime, për të ndihmuar klientët e saj që të arrijnë qëllimet e tyre specifike me autenticitetit, besueshmërinë dhe vetë-besimit.