Merita Muçaj Image Consulting është një kompani këshilluese që mbështet profesionistët, kompanitë dhe individët në rrugën dedikuar kujdesit të imazhit , që ata të arrijnë qëllimet e tyre specifike me autenticitetin, kredibilitet dhe vetëbesimin. Ekspertiza jonë përfshin: Stil, Kujdes Personal, Image Business & Dress Code.

Znj. Merita Mucaj, është themeluesja dhe Konsulentja kryesore e kompanisë. Ka kryer studimet e larta për Drejtësi dhe Ekonomi. Zotëron një Master Shkencor në Studime Evropiane dhe një Master të Nivelit të Dytë në Administrim Publik. Përpos një intuite të lindur dhe një syri estetik për kurimin e detajeve pamore, ajo ka një eksperincë 15 vjeçare si drejtuese ekzekutive në botën e biznesit duke eksploruar lëmi të shumllojshme që nga Fashion, Estetika, Kulinaria, Turizmi, Ndërtimi, Agrikultura dhe Farmaceutika.

Në  skuadrën tonë bëjnë pjesë profesionistë të talentuar nga fusha e Arkitekturës, Biznesit, Marketingut, Design-it.