Filozofia

“Që të dukemi duhet fillimisht të jemi” thotë  Znj Merita Muçaj ,CEO e Kompanisë tonë.

Ne besojmë thellë në këtë rrugë, dhe sigurojmë përvojën dhe profesionalizmin tonë për të ndihmuar klientët tanë të gjejnë versionin më të mirë të vetvetes pavarësisht moshës, gjinisë apo profesionit. Kjo frazë përmbledh në vetvete shumçka duke i vënë theksin filozofisë sonë së Bërjes së njeriut së brendshmi duke skalitur vlera të cilat shkëlqejnë në publik nëpërmjet imazhit.

Bukuria e filozofisë sonë konsiston në një qëllim që duhet arritur: një ekuilibër midis cilësive intelektuale, aftësive të komunikimit dhe një imazhi harmonik që pasqyron personalitetin e personit.

Merita Muçaj Image Consulting promovon dhe mbështet këtë parim, për të ndihmuar klientët e saj të arrijnë qëllimet e tyre specifike, me autenticitetin, kredibilitetin dhe vetëbesimin.

Fuqia e imazhit

Gjëja e parë që bëjmë çdo ditë është të marrim një vendim për imazhin tonë, me apo pa vetëdije.

Imazhi është shumë më tepër se sa të dukurit mirë: imazhi juaj pasqyron personin që ju jeni. Imazhi juaj është ajo se si të tjerët perceptojnë vlerat dhe cilësitë tuaja; është marka juaj personale dhe pasuria juaj më e çmuar.

Pa marrë parasysh se kush jeni ose çfarë bëni, mënyra se si shfaqni dhe paraqitni vetveten ka një ndikim të madh në atë se sa të kënaqur dhe të suksesshëm ndiheni. Ne të gjithë kemi një markë, pamvarësisht nëse ne jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo.

Cilat janë përgjigjet tuaja për pyetjet e mëposhtme?

– Çfarë shohin njerëzit kur hyj në një dhomë?

– A arrin imazhi im të komunikojë më të mirën time personale dhe profesionale?

– A janë përgjigjet e pyetjeve të mësipërme një pasuri apo një pengesë për mua?

Kuptimi i imazhit tuaj është një nga hapat më të rëndësishëm që do të merrni në zhvillimin tuaj personal përmes jetës. Një imazh pozitiv dhe i sigurt do t’ju ndihmojë të jeni të suksesshëm në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale.

Thënia e vjetër është e vërtetë: Njerëzit blejnë njerëz!

Duhet të dini se …

Studimet psikologjike sociale dhe të sjelljes tregojnë se paraqitja jonë përcakton mbi 55% të ndikimit që kemi tek të tjerët.

Ekzistojnë shembuj të shumtë në jetën e përditshme, në televizion, muzikë, art, sport, biznes, politikë dhe madje edhe në familjet mbretërore, se si imazhi është vendimtar për suksesin e komunikimit të markës dhe përcakton suksesin, qëndrimin dhe madje fitimin e fuqisë!

E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Pamja e dobët personale është arsyeja më e shpeshtë pse kandidatët refuzohen në intervistat për punë ose nuk konsiderohen për promovimin e punës.

Arritja e një imazhi efektiv personal do të rrisë moralin dhe besimin tuaj, do të rrisë dukshmërinë tuaj dhe fuqinë bindëse, do të rrisë mundësitë tuaja për të përmbushur potencialin tuaj në jetë.

Mënyra e shikimit dërgon një mesazh: sigurohuni që mesazhi që dërgoni është ai që pasqyron vlerat, cilësitë dhe aspiratat tuaja të vërteta!