Kompania jonë është në shërbim të zotërinjve të të gjitha moshave dhe profesioneve, në një udhëtim kushtuar kujdesit të Imazhit për ti ndihmuar ata të përcaktojnë stilin e tyre, dhe të zhvillojnë një qëndrim pozitiv ndaj kujdesit të imazhit, në jetë dhe në punë.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë konsulence dedikuar burrave, që nga kujdesi personal tek këshillat për stilin e flokëve, nga veshjet strategjike, tek menaxhimi i garderobës dhe blerjet e zgjuara, për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e secilit profil mashkullor.
KUJDESI PERSONAL DHE SEKRETE BUKURIE
- Karakteristikat e ngjyrave: Identifikimi i paletës personale të ngjyrave, për të ndriçuar fytyrën, pamjen dhe buzëqeshjen.
- Flokët dhe prerja: këshilla të synuara për të gjetur prerjen që i përshtatet fytyrës tuaj si dhe këshilla për të mbajtur një prerje të flokëve shumë të shkurtër.
- Rroja ideale: mjekra, mjekra me majucë, basetat dhe mustaqet lejojnë maskimin e defeketeve morfologjike të fytyrë, dhe bëjnë të shfaqen tiparet më të bukura të fytyrës.
- Kujdesi për bukurinë dhe këshilla të çmuara për kujdesin e lëkurës, duarve dhe buzëqeshjes.
- Syze dielli dhe syze optike : udhëzime dhe këshilla për syzet që nxjerrin në pah ngjyrat dhe tiparet e fytyrës.
PËRCAKTIM I STILIT
- Shqyrtimi dhe analiza: zbulimi i stilit të referencës, në harmoni me personalitetin, mënyrën e jetesës dhe moshën e klientit.
- Rëndësia e Detajeve: këshilla mbi përdorimin dhe funksionalitetin e detajeve, jakave dhe mëngëve të këmishës, inicialet e qëndisura, mansheta, gjatësisë dhe butonat, për të përcaktuar stilin e përsosur që favorizojnë karakteristikat trupore të klientit.
- Veshja strategjike: balancimi i përmasave dhe linjave të trupit, për të përmirësuar figurën.
- Elementë esencial: udhëzues dhe këshilla që lidhen me pëlhura, lloje, dizajne, ngjyra dhe materiale që favorizojnë më së miri karakteristikat fizike dhe kromatike të klientit.
- Udhëzues për aksesorët: ora, kravata, çanta , valixhja ,këpucët, çorapet, shalli, rripi, butonat, kapelet, për të shmangur gabimet e zakonshme dhe për të patur një stil të patëmetë.
- Elegancë formale dhe joformale: rregullat themelore të veshjes formale me thjeshtësi autentike dhe veshje të rastësishme me sofistikim të madh, madje edhe me burime të kufizuara.
MENAXHIMI & RI-STYLIM I GARDEROBËS
- PlanifikImi i garderobës sipas aktiviteteve dhe rasteve: veshje zyrtare ditore dhe mbrëmjeje, veshje gjysmëformale dite dhe mbrëmjeje, veshje biznesi formale dhe informale, veshje për natyrë dhe veshje casual.
- Ri-Stilim i garderobës : zgjidhje të reja për të përdorur artikujt dhe aksesorët e papërdorur, ide stilimi dhe modifikime për ripërdorimin e veshjeve të vjetra.
- Lista e blerjeve Kult: hartimi i një listë me artikujt që duhen patjetër dhe aksesorët kult që nuk duhet të mungojnë kurrë në gardërobën e një burri.
- Garde-robe Express: ndërtimi i “veshjeve kapsulë”, me zgjidhje të zgjuara dhe disa veshje passepartout (që shkojnë me gjithçka) për një gardërobë të efektshme dhe të mirëmenduar.
- Veshjet fotografike: krijoni dhe ruani veshjet e ndryshme të kompletuara me aksesorë, për të qenë gati dhe të patëmetë në çdo rast.
- Menaxhimi i valixhes dhe dollapit: këshilla dhe ide të mençura për mënyrën e menaxhimit të dollapit, sirtarëve dhe valixheve, për të optimizuar kohën, hapësirën dhe eliminimin e stresit.
- Kujdesi dhe mirëmbajtja: këshilla të çmuara për kujdesin dhe mirëmbajtjen e artikujve dhe aksesorëve të vlefshëm, por jo vetëm.
MËNYRA PËR TË BËRË SHOPPING ME OBJEKTIVA SPECIFIKE
- Përzgjedhja e saktë: identifikimi i veshjeve të përshtatshme për formën fizike të klientit dhe karakteristikat e tij.
- Blerja e dedikuar Stilit: udhëzime specifike dhe këshilla për blerjet që synojnë stilin personal të klientit
- Dita kult: një ditë kushtuar veshjeve dhe aksesorëve të kultit, për të mësuar se si t’i përshtatni ato me aftësi dhe stil.
- Blerjet luksoze: për të apasionuarat e modës së lartë, një shopping personal me rezervim ekskluziv.
- Outlet tour: rregullat themelore të blerjeve të zgjuara, si investimi në veshje që amortizojnë kostot.
- Blerjet me ulje: një takim i padiskutueshëm për ata që duan të shmangin blerjet impulsive, të fokusohen në artikujt e vlefshëm dhe të shpenzojnë me masë.