π
Merita Muçaj Consulting bashkëpunon me profesionistë dhe kompani të sektorëve të ndryshëm, duke ofruar konsulencë ad hoc, të dedikuar për: Image Business & Etiketë, Branding Personal, Personal Care dhe Self-Esteem, Dress Code, Fashion, Beauty and Lifestyle.
Shëbimet tona mund të personalizohen dhe të organizohen në bazë të nevojave specifike të kompanisë tuaj, në formën e Trajnimit në zyrë, Seminare dhe Evenimente.
TRAJNIMI NË ZYRË
- Etiketa e kompanisë: komunikimi, sjellja dhe edukata e mirë, si kushte thelbësore për vendosjen e marrëdhënieve pozitive, efektive dhe korrekte në punë.
- Kujdesi personal dhe vetëvlerësimi: një kurs trajnimi për të motivuar stafin dhe për t’i ndihmuar ata të fitojnë qëndrime të reja ndaj kujdesit personal, punës dhe jetës.
- Kodi i veshjes: stilet e veshjes të dedikuara për gardërobën e zyrës dhe më të sofistikuara për evente, për tu paraqitur me stil si individ, si ekip dhe si kompani.
- Branding personal: këshilla individuale, për të ndihmuar bashkëpunëtorin për të arritur qëllime specifike me kompetencë, besueshmëri dhe vetëbesim.
- Ndërtimi i ekipit (team building): workshop-e ekskluzive për analizën e ngjyrave, teknikat e stilit dhe role-play, për të zbuluar rregullat e arta të imazhit, për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe për të konsoliduar marrëdhëniet brenda ekipit.
Shënim. Konsultimet tona mund të bëhen në Kompaninë tuaj, ose në sallat e konferencave të hoteleve partnere të Merita Mucaj Image Consulting
EVENIMENTE DHE SEMINARET
- Evente për korporata: seminare, aktiviteteve argëtuese, fundjava, darka të Krishtlindjeve ose fundvitit, si mënyrë për t’u dhënë punonjësve një përvojë të këndshme formuese.
- Panaire dhe Ekspozita: ndërhyrje në panairet më të rëndësishme në nivel evropian, me workshop-e, seminare dhe aktivitete tematike, një zgjedhje ironike dhe inteligjente për të tërhequr vizitorët dhe për të zgjeruar klientelën.
- Ndarje Çmimesh dhe vlerësimesh: konsulenca Imazhi personale ose shërbim i blerjeve si një çmim i veçantë për çdo konkurs.
- Motivimi i klientelës: një ditë argëtimi që synon blerjet për kompaninë dhe blerjet e kultit, një ide origjinale për të mbajtur dhe zgjeruar klientelën e kompanisë.
- Dita e shtypit dhe Lancimi i produkteve të reja: workshop-e dhe konsulenca inteligjente për të përfshirë shtypin dhe klientët.
- Inaugurimet: ndërhyrjet me aktivitete tematike, një sistem efektiv dhe i këndshëm për t’u kujdesur për marrëdhëniet me publikun dhe për të tërhequr klientë të rinj.
- E-commerce: këshilla për imazhin online, këshilla strategjike, tekste dhe përmbajtje për të pasur një shikueshmëri më të mirë dhe për të rritur shitjet.
- Institucione dhe Universitete: leksione ekskluzive të dedikuara Imazhit të Businesit; Etiketa, me materiale ilustruese të rëndësishme dhe kazuse përfshirëse, për tu komunikuar studentëve rëndësinë e imazhit në kompani dhe përgatitjen e tyre për debutimin e tyre në botën e punës.
DISA NGA OBJEKTIVAT TONA
- Të kujdesemi për imazhin e figurave profesioniste kyçe që punojnë në kontakt të ngushtë me klientët, për të përfaqësuar kompaninë me përsosmëri, gjithmonë dhe kudo.
- Trajnimi dhe motivimi i punonjësve për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllime specifike me kompetencë, profesionalizëm dhe vetëbesim.
- Njohja e punonjësve me rëndësinë e imazhit dhe sjelljes së mirë si kushte thelbësore, për të krijuar marrëdhënie më të mira, korrekte dhe efektive të komunikimit në punë.
- Edukimi i ekipit për të marrë qëndrime të reja ndaj kujdesit personal dhe vetvlerësimit, për të pasur një ambient pune pozitiv dhe për të rritur biznesin.
- Mbajtja e marrëdhënieve me publikun aktiv: seminaret, workshopet dhe aktivitetet tematike janë një mënyrë efektive dhe e lezetshme për t’u kujdesur për marrëdhëniet institucionale dhe për të mbajtur klientët besnikë.
Shërbimet tona të Korporatës janë për :
- Profesionistët
- Kompanitë
- Boutique-t
- Kafenetë
- Sallone estetike
- Institucionet
- Universitetet
- Klinikat
- Studiot
- Bankat
- Qendrat kulturore
Konsultimet tona për Korporatat janë të bazuara në projekte të veçanta, të përshtatura për çdo klient.