Këshillim individual

Kompania jonë mbështet gratë dhe burrat e të gjitha moshave dhe profesioneve, në rrugën dedikuar Imazhit: nga trajtimet e bukurisë në këshilla për stilime flokësh; nga veshjet strategjike në stilin personal; nga ndërtimi i garderobës express  në “veshjet kapsulë”; nga pazaret inteligjente në këshilla investimi për veshje me përdorim të përjetshëm etj, për të plotësuar nevojat dhe prioritetet e çdo profili femëror dhe mashkullor.

Konsultimet janë të ndara në katër tema dhe kanë për qëllim t’i ofrojnë klientit një mirëqenie të re: mundësinë për të përcaktuar stilin e tyre dhe për të marrë qëndrime të reja ndaj kujdesit të imazhit, në jetë dhe në punë.

→ KUJDESI DHE KËSHILLA BUKURIE

→ PËRCAKTIM I STILIT PERSONAL

→ MENAXHIMI & RI-STYLIM I GARDEROBËS

→ SHOPPING PËR OBJEKTIVA SPECIFIKE

“Nje këshillim imazhi efektiv rrit në mënyrë dramatike shanset e suksesit në të gjitha fushat e jetës, sepse ai ka një ndikim të fuqishëm në vetëbesimin, marrëdhëniet shoqërore dhe punën”