Çdo grua dhe burrë përqafon një stil të vetin me të cilin ndihet mirë dhe me besim në vetvete. Së bashku ne mund të eksplorojmë dëshirat dhe shijet tuaja për të arritur një estetikë të brendshme dhe të jashtme e cila do t’ju përfaqësojë denjësisht në çdo ambient dhe eveniment.
About Me
Për vite me rradhë kam shpenzuar shumë orë të ditës duke pyetur veten nëse puna që po bëja ishte ajo e duhura. Edhe pse vazhdimisht kam angazhuar veten me studime të njëpasnjëshme, kam menaxhuar bizneset e mija dhe kam kryer punë zyre në administratë, përsëri kam ndier një boshllëk të paplotësuar. Doja të bëja diçka që të më bënte të ndihesha e gjallë, që ta doja shumë dhe të mos mërzitesha kurrë me të, ama nuk e dija se çfarë ishte me saktësi.
Ajo çka dija me siguri ishte se: Më pëlqente të punoja me njerëzit, ti ndihmoja që të ishin të suksesshëm personalisht dhe profesionalisht; Të flisja për të frymëzuar audienca dhe të ndaja eksperinca. E doja stilin, modën, arredimin, të luaja me ngjyrat, aksesorët dhe make-up-in. Doja të isha gjithnjë në lëvizje në kërkim të së bukurës dhe mirëqenies shpirtërore.
Deri sa… mendimet e turbullta u kristalizuan në një ide të qartë : Konsulencë Imazhi!