Analiza e ngjyrës, është një sistem që shërben për të nxjerrë në pah potencialin fizik dhe morfologjik të njeriut, për të arritur një harmoni absolute në të gjithë imazhin e tij.
Analiza e ngjyrës përdoret për të identifikuar karakteristikat kromatike të ngjyrave të një personi, dhe për të gjetur paletën e tij ideale, dhe kategorinë e ngjyrave të cilave i përket. Përdorimi i duhur i ngjyrave ka fuqinë për të krijuar një ndjenjë harmonie dhe bukurie, duke i bërë sytë, lëkurën dhe flokët rrezëllitës dhe buzëqeshjen të ndritshme. Në anën tjetër, përdorimi i ngjyrave të pafavorshme është në dëm të personit, sepse mund të theksojë kontraste të pakëndshme ose defekte të fytyrës dhe trupit.
Identifikimi dhe përdorimi i paletës personale është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e veshjes, modelit të flokëve, makiazhit, bizhuterive, syzeve të diellit, aksesorëve; por edhe për menaxhimin e blerjeve, gjatë shërbimeve fotografike dhe ceremonive.
Pas punës së bashku, ju vetë do të fitoni aftësi për të kuptuar më mirë kombinimet e ngjyrave dhe për të dalluar ato që janë më të përshtashme për fytyrën dhe trupin tuaj.