π

Merita Muçaj Consulting bashkëpunon me profesionistë dhe kompani të sektorëve të ndryshëm, duke ofruar konsulencë ad hoc, të dedikuar për: Image Business & Etiketë, Branding Personal, Personal Care dhe Self-Esteem, Dress Code, Fashion, Beauty and Lifestyle.

Shëbimet tona mund të personalizohen dhe të organizohen në bazë të nevojave specifike të kompanisë tuaj, në formën e Trajnimit në zyrë,  Seminare dhe Evenimente.

TRAJNIMI NË ZYRË

  • Etiketa e kompanisë: komunikimi, sjellja dhe edukata e mirë, si kushte thelbësore për vendosjen e marrëdhënieve pozitive, efektive dhe korrekte në punë.
  • Kujdesi personal dhe vetëvlerësimi: një kurs trajnimi për të motivuar stafin dhe për t’i ndihmuar ata të fitojnë qëndrime të reja ndaj kujdesit personal, punës dhe jetës.
  • Kodi i veshjes: stilet e veshjes të dedikuara për gardërobën e zyrës dhe më të sofistikuara për evente, për tu paraqitur me stil si individ, si ekip dhe si kompani.
  • Branding personal: këshilla individuale, për të ndihmuar bashkëpunëtorin për të arritur qëllime specifike me kompetencë, besueshmëri dhe vetëbesim.
  • Ndërtimi i ekipit (team building): workshop-e ekskluzive për analizën e ngjyrave, teknikat e stilit dhe role-play, për të zbuluar rregullat e arta të imazhit, për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe për të konsoliduar marrëdhëniet brenda ekipit.

Shënim. Konsultimet tona mund të bëhen në Kompaninë tuaj, ose në sallat e konferencave të hoteleve partnere të Merita Mucaj Image Consulting

EVENIMENTE DHE SEMINARET

  • Evente për korporata: seminare, aktiviteteve argëtuese, fundjava, darka të Krishtlindjeve ose fundvitit, si mënyrë për t’u dhënë punonjësve një përvojë të këndshme formuese.
  • Panaire dhe Ekspozita: ndërhyrje në panairet më të rëndësishme në nivel evropian, me workshop-e, seminare dhe aktivitete tematike, një zgjedhje ironike dhe inteligjente për të tërhequr vizitorët dhe për të zgjeruar klientelën.
  • Ndarje Çmimesh dhe vlerësimesh: konsulenca Imazhi personale ose shërbim i blerjeve si një çmim i veçantë për çdo konkurs.
  • Motivimi i klientelës: një ditë argëtimi që synon blerjet për kompaninë dhe blerjet e kultit, një ide origjinale për të mbajtur dhe zgjeruar klientelën e kompanisë.
  • Dita e shtypit dhe Lancimi i produkteve të reja: workshop-e dhe konsulenca inteligjente për të përfshirë shtypin dhe klientët.
  • Inaugurimet: ndërhyrjet me aktivitete tematike, një sistem efektiv dhe i këndshëm për t’u kujdesur për marrëdhëniet me publikun dhe për të tërhequr klientë të rinj.
  • E-commerce: këshilla për imazhin online, këshilla strategjike, tekste dhe përmbajtje për të pasur një shikueshmëri më të mirë dhe për të rritur shitjet.
  • Institucione dhe Universitete: leksione ekskluzive të dedikuara Imazhit të Businesit; Etiketa, me materiale ilustruese të rëndësishme dhe kazuse përfshirëse, për tu komunikuar studentëve rëndësinë e imazhit në kompani dhe përgatitjen e tyre për debutimin e tyre në botën e punës.

 

DISA NGA OBJEKTIVAT TONA

  • Të kujdesemi për imazhin e figurave profesioniste kyçe që punojnë në kontakt të ngushtë me klientët, për të përfaqësuar kompaninë me përsosmëri, gjithmonë dhe kudo.
  • Trajnimi dhe motivimi i punonjësve për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllime specifike me kompetencë, profesionalizëm dhe vetëbesim.
  • Njohja e punonjësve me rëndësinë e imazhit dhe sjelljes së mirë si kushte thelbësore, për të krijuar marrëdhënie më të mira, korrekte dhe efektive të komunikimit në punë.
  • Edukimi i ekipit për të marrë qëndrime të reja ndaj kujdesit personal dhe vetvlerësimit, për të pasur një ambient pune pozitiv dhe për të rritur biznesin.
  • Mbajtja e marrëdhënieve me publikun aktiv: seminaret, workshopet dhe aktivitetet tematike janë një mënyrë efektive dhe e lezetshme për t’u kujdesur për marrëdhëniet institucionale dhe për të mbajtur klientët besnikë.

 

Shërbimet tona të Korporatës janë për :

  • Profesionistët
  • Kompanitë
  • Boutique-t
  • Kafenetë
  • Sallone estetike
  • Institucionet
  • Universitetet
  • Klinikat
  • Studiot
  • Bankat
  • Qendrat kulturore

Konsultimet tona për Korporatat janë të bazuara në projekte të veçanta, të përshtatura për çdo klient.