1. ANALIZA E NGJYRAVE
Analiza e ngjyrës, është një sistem që shërben për të nxjerrë në pah potencialin fizik dhe morfologjik të njeriut, për të arritur një harmoni absolute në të gjithë imazhin e tij.
Analiza e ngjyrës përdoret për të identifikuar karakteristikat kromatike të ngjyrave të një personi, dhe për të gjetur paletën e tij ideale, dhe kategorinë e ngjyrave të cilave i përket. Përdorimi i duhur i ngjyrave ka fuqinë për të krijuar një ndjenjë harmonie dhe bukurie, duke i bërë sytë, lëkurën dhe flokët rrezëllitës dhe buzëqeshjen të ndritshme. Në anën tjetër, përdorimi i ngjyrave të pafavorshme është në dëm të personit, sepse mund të theksojë kontraste të pakëndshme ose defekte të fytyrës dhe trupit.
Identifikimi dhe përdorimi i paletës personale është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e veshjes, modelit të flokëve, makiazhit, bizhuterive, syzeve të diellit, aksesorëve; por edhe për menaxhimin e blerjeve, gjatë shërbimeve fotografike dhe ceremonive.
Pas punës së bashku, ju vetë do të fitoni aftësi për të kuptuar më mirë kombinimet e ngjyrave dhe për të dalluar ato që janë më të përshtashme për fytyrën dhe trupin tuaj.
2. STUDIMI MORFOLOLOGJIK I FYTYRËS
Studimi Morfologjik i fytyrës, (formës), është një metodë që na lejon për të vlerësuar dhe për të balancuar raportet horizontale dhe vertikale të fytyrës: formën, strukturën e kockave, distancat, tiparet, profilin e fytyrës dhe flokëve, për të krijuar një pamje estetike të përsosur të fytyrës.
Fuqia komunikuese e fytyrës
Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Fytyra është vitrina e syve. Sot në kohët moderne ne kemi fuqinë të zgjedhim se çfarë duam të përcjellim tek publiku dhe çfarë duam ta mbajmë për vete. Një kurator imazhi bëhet në këtë mënyrë aleati juaj më besnik për tju këshilluar me profesionalizëm për zgjedhjet që ju do të bëni dhe për tju ndihmuar që tu përcillni të tjerëve tiparet tuaja më te favorshme.
Fytyra ka shumicën e krediteve të imazhit tonë. Fytyra është një thesar me informacione, dhe një protagoniste e madhe në komunikimin verbal dhe joverbal. Çdo tipar i fytyrës tenton të përcjellë emocione të caktuara: Besim, mirësi, bukuri, simpati, mençuri, ose: agresivitet, intolerancë, armiqësi apo prezumim. Disa karakteristika dhe tipare të fytyrës, shpesh janë në gjendje të transmetojnë mesazhe të çastit gjatë komunikimit, Këto mesazhe shërbejnë si një prerogative në sfera të caktuara të punës, si psh në reklama, filma, në gazetarinë televizive, arsimin etj, dhe mund të bëhen një faktor i pabesueshem suksesi për shumë profesionistë: trajnerë, mësues, politikanë, përfaqësues, shitës, punëtorë të degëve, recepsionistë dhe punonjës shërbimi.
Çdo fytyrë është si një pikturë, e përbërë nga linja, lakime, distanca, simetri, ngjyra, hije, dhe flokët si korniza e saj. Ashtu siç ekspozohen pikturat në një galeri arti për ti dhënë më shumë vlerë veprës, edhe fytyra duhet ti shfaqet publikut siç e meriton, pra tiparet më të mira ndriçohen dhe vihen në dukje ndërsa tiparet e pafavorshme fshihen në hije. Ti japësh vlerë fytyrës, do të thotë të gjesh një kompromis midis të gjithë komponentëve të saj: vetullat, sytë, hunda, faqet, goja, mjekra dhe nofullat, duke përdorur strategji kamuflazhi dhe teknika zbukurimi.
Cilat janë detajet që i japin vlerë fytyrës ? :
- kujdesi për vetullat gradimi i këndit, përkufizimi, trashësia dhe forma
- kujdesi për mjekrën tek burrat, forma, ngjyra
- makiazhi : lloji, teknika, pikat e dritës, hijet, ndriçimi, ngjyrat dhe nuancat
- stili i flokëve – prerja, krehja, gjatësia, volumi dhe stili
- kapelat – masa, forma dhe lloji i tyre
- syzet – stili, dizajni, skeleti, ngjyra dhe nuanca e lenteve
- aksesoret : jakat, gjerdanët, shajet dhe spilat
- dekolteja sipas formës: zemër, varkë, me nje sup, e ngritur ose e rrumbullakët
- bizhuteritë – materialet, gurët, dimensionet, stili dhe dizajni
3. STUDIMI DHE ANALIZIMI I FIGURËS
Nëse fytyra është një vepër arti, trupi është tempulli ynë të cilin duhet ta kurojmë së brendshmi dhe së jashtmi. Filozofia jonë nuk është të gjejmë defekte. Përkundrazi çdo njeri është unik dhe menaxhimi i imperfeksioneve e bën secilin të bukur. Së bashku ne mund të kthejmë imperfeksionet në vetbesim.
Studimi i figurës bëhet për të vënë në pah format dhe linjat në mënyrë estetike dhe për të fshehur aspektet që na vënë në dukje tipare jo të balancuara. Trupi mund të jetë shumë i gjatë ose shumë i shkurtër, shumë i hollë apo shumë i bollshëm, raportet e pjesës së sipërme mund të jenë në disporpocion me pjesën e poshtme….të gjitha këto mund të trajtohen për tu veshur në mënyrë dinjitoze.
Detaje shumë të vogla në pëlhurat e përzgjedhura, prerjet e veshjeve, gjatësitë apo modelet bëjnë një diferencë gjigande në pamjen tuaj.
Së bashku mund të nxjerrim në pah të bukurën brenda jush.
4. PËRCAKTIM I STILIT PERSONAL
Çdo grua dhe burrë përqafon një stil të vetin me të cilin ndihet mirë dhe me besim në vetvete. Së bashku ne mund të eksplorojmë dëshirat dhe shijet tuaja për të arritur një estetikë të brendshme dhe të jashtme e cila do t’ju përfaqësojë denjësisht në çdo ambient dhe eveniment.
5. MENAXHIMI & RI – STYLIM I GARDEROBËS
Përderisa po lexoni këtë faqe, garderoba për ju është shumë e rëndësishme. Dhe vërtetë jeni në vendin e duhur për të gjetur këshillat më të mira rreth botës së fashion, etikës së veshjes në ambiente pune dhe stilit personal.
Sa herë e keni gjetur veten para dollapit të mbushur plot duke menduar se nuk keni asgjë për të veshur? Tashmë kjo situatë është një clishe.
Në ditët e sotme ku veshja jonë vëzhgohet nga mijëra sy online nëpër rrjetet sociale ku marrim pjesë, edhe garderoba kërkon menaxhim.
Ne ju vijmë në ndihmë me dy shërbime
1. oragnizim i garderobës ekzistuese (me punonjëse në shtëpinë tuaj)
2. asistencë për blerjet e reja me zgjuarsi dhe stil.
Ju nuk do ndiheni më sikur nuk keni se çfarë të vishni. Ne do tju mësojmë se si të keni gjithmonë një look të ri dhe të veçantë.
6. UDHËZUES DHE KËSHILLA MBI BLERJET
Blerjet janë një pasion për jo pak njerëz. Sikundër një bezdi e madhe për disa të tjerë. E për të dyja këto kategori një kurator imazhi është një mik i mirë. Nëse bëni pjesë tek njerëzit që bezdisen nga ideja e blerejeve ne jemi këtu për ta bërë këtë punë për ju.
Nëse jeni të apasionuar pas blerjeve ne jemi këtu për t’ju këshilluar që ti shpenzoni paratë tuaja me mençuri dhe stil.
Ne do t’ju këshillojmë rreth tendencave më të fundit, të veshjeve, mobiljeve, estetikës, udhëtimeve si dhe ideve për dhurata për kategori të ndryshme personash dhe ceremonish.
Nëse doni të pasuroni garderobën apo arredimin e shtwpisë, zyrës, hotelit, restorantit tuaj ne jemi pranë jush për t’ju treguar çmimet më të mira në treg dhe cilësinë e produkteve.
Shërbimi ynë pëfshin (por jo vetëm) :
-këshillim garderobe
-blerjet e mobiljeve /arredimi
-kontraktim arkitekti
-kontraktim punimesh me porosi
-kontraktim makinash me qera
-rezervim udhëtimesh, biletash
-organizim eventesh/rezervime ambientesh
-keshillim për qendrat estetike dhe të kujdesit personal etj.
7. STILI I NUSES
Sot në treg operojnë kompani të shumta për organizim e dasmave. Mirëpo këto kompani janë në gjendje të përshtasin buxhetin tuaj me opsionet e fustaneve dhe dekorit që ofrojnë, por kurrsesi nuk kanë eksperiencën e duhur për të plotësuar nevojat tuaja ekskluzive që t’ju përshtaten juve personalisht dhe psikologjikisht. Një kurator imazhi është një mik besnik që ju shoqëron në çdo hap të zgjedhjeve që do të bëni për ditën tuaj më të rëndësishme.
Për çdo familje martesa është një gëzim i madh dhe një nga ceremonitë më të rëndësishme, por nga ana tjerër është edhe një sfidë e lodhshme. Familja juaj do të jetë e ngarkuar emocionalisht dhe jo gjithnnjë do të jetë në gjendje t’ju japë një këshillë profesionale.
Ne jemi këtu pikërisht për të lehtësuar zgjedhjet tuaja dhe për ta bërë ditën e nuses të paharrueshme pa asnjë stres.
8. STILI I MENAXHERIT
Të menaxhosh nuk do të thotë vetëm të drejtosh të tjerët. Menaxhimi duhet të fillojë nga vetja. Në botën e rrjeteve sociale ku gjithçka shikohet nga miliona sy, një menaxher i suksesshëm duhet ti kushtojë rëndësi edhe imazhit të tij. E këtu nuk flasim vetëm për pamjen e jashtme por për ndërtimin e një stili që buron së brendshmi.
Ne kemi eksperiencën dhe njohuritë për t’ju këshilluar se si të menaxhoni me stil dhe elegancë.
9. WORKSHOP-E DHE SEMINARE PËR STAFIN E KOMPANIVE
Ne mund t’ju vijmë në ndihmë në disa drejtime :
1.Workshop-e për etikën e veshjes në punë dhe përmirësimin e sjelljes së punonjësve në marrëdhënie me klientin ose publikun. Imazhi dhe sjellja e punonjësve tuaj janë ato që përfaqësojnë kompaninë tuaj. Ndaj ky është investimi më i mirë që mund të bëni për të kultivuar një kulturë të organizatës tuaj.
2. Seminare Motivimi. Këto seminare motivuese janë trendi i momentit në kompanitë më në zë të botës. Një nga sfidat e rëndësishme me të cilat përballen këto kompani është pikërisht humbja e motivimit në punë. Punonjësit kanë nevojë për një përtëritje shpirtërore dhe të njohin anën humane të kompanisë së tyre. Çdo lider dhe drejtues kompanie duhet ta dijë se morali është motori më i rëndësishëm për motivimin në punë. Orët e vona, presioni dhe vështirësitë me të cilat përballet kompania çojnë vazhdimisht në uljen e moralit te punonjësve. Për këtë arsye kompanitë investojnë herë pas here në seminare të cilat zbusin tensionet dhe frymëzojnë punonjësit për të patur qasje më të ngrohta me kolegët dhe eprorët e tyre.
Për të parë të gjitha trajnimet klikoni këtu.
10. PLANIFIKIM DHE ORGANIZIM EVENTESH
Nëse doni të tregoheni të kujdesshëm për imazhin publik, mënyra se si ju festoni apo organizoni ceremonitë tuaja flet shumë për ju apo kompaninë që ju drejtoni. Ne ju këshillojmë rast pas rasti se cili do të ishte formati më i përshtashëm i eventit tuaj dhe cilat do të jenë mesazhet që do të përcillen tek të pranishmit.
Për më tepër, sot në treg operojnë kompani të shumta për organizim eventesh. Megjithatë këto kompani janë të specializuara në dekorim dhe nuk kanë një staf të shkolluar për të dhënë këshilla biznesi dhe për të planifikuar në mënyrë administrative. Këto kompani janë në gjendje të përshtasin buxhetin tuaj me opsionet e dekorit që ofrojnë, por kurrsesi nuk kanë eksperiencën e duhur për të plotësuar nevojat tuaja eksluzive dhe specifike që ju përshtaten juve personalisht dhe profesionalisht.
Në anën tjetër, koha juaj është shumë e vyer. Ju nuk keni kohë për të komunikuar me të gjitha kompanitë e dekoreve dhe të zbuloni pikat e tyre të forta dhe të dobta. Ne kemi bashkëpunim me një numër të madh të këtyre kompanive dhe mund t’ju paraqesim në tavolinë avantazhet e secilës prej tyre. Ju mund të zgjidhni nga komoditeti i zyrës tuaj.
Shërbimi ynë pëfshin (por jo vetëm) :
-revervimin e sallave të konferencave
-revervimin e restoranteve, sallave, ambjenteve
-kontraktimin e dekorit, luleve
-kontraktimin e folësve, këngëtarëve, animatorëve, artistëve
-kontraktimin e agjensive publicitare, ftesave, media
-marrjen e lejeve në institucionet shtetërore
-kontraktimin e kateringut
-kontraktimin e makinave/limuzinave me qera
-sigurimin e kostumeve festive/popullore
-shërbim skenografie
-shërbim logjistik për ndriçim dhe audio
-kontraktimin e fotografëve dhe kameramanëve etj