Kompania jonë u ofron zonjave të të gjitha moshave një gamë të gjerë shërbimesh dedikuar Imazhit, duke filluar nga këshillimi i kualifikuar, kurimi personal, rritja e vetëvlerësimit; nga sekretet për një make-up të sofistikuar, në këshillat për një stilim flokësh të thjeshtë dhe elegant; nga ndërtimi i garderobës deri tek “veshjet kapsulë”; nga veshjet fotografike; nga këshillat e synuara për nuset deri tek këshillat e investimi në veshjet kult etj, për të plotësuar nevojat dhe prioritetet e çdoprofili femëror.
Me qëllimin për ti ofruar grave mundësinë që: të dëgjojnë instinktin e tyre, të zbulojnë versionin më të mirë të paraqitjes së tyre dhe të fitojnë qëndrime të reja ndaj kujdesit të imazhit, në jetë dhe në punë.
KUJDESI PERSONAL DHE BUKURIA
- Paleta e ngjyrave: analiza e kujdesshme e kategorisë së cilës i takon, zbulimi i ngjyrave që japin harmoni dhe shkëlqim në pamjen, buzëqeshjen, dhe fytyrën e klientes.
- Flokët dhe krehjet: identifikimi i prerjes, ngjyrës dhe hairstyl-it të përsosur për fytyrën dhe në harmoni me figurën dhe mënyrën e jetesës së klientes.
- Arti i kozmetikës: udhëzues dhe këshilla se si të adoptohet stili i make-up që zbukuron tiparet e fytyrës; si të zgjidhni ngjyrat dhe teksturat më të përshtatshme për tonin e lëkurës; si të përshtatim make-upin sipas rasteve, veshjes dhe kohës në dispozicion.
- Vetullat ideale: udhëzues dhe këshilla mbi formën, këndin, distancat dhe ngjyrën që duhet të favorizojnë tiparet, për të zmadhuar sytë dhe për të krijuar harmoni në fytyrë.
- Manikyr dhe feminitet: këshilla të synuara për zgjedhjen e ngjyrës dhe stilit të manikyrit, si veçori dalluese e feminitetit dhe e personalitetit.
- Bizhuteri & Aksesorë: udhëzime të sakta për të gjetur bizhuteritë e përshtashme që ndriçojnë tonalitetin e fytyrës, dhe të përmirësojnë pamjen, buzëqeshjen, qafën, krehjen, veshjet e caktuara.
- Syze dielli dhe syze optike: këshilla të hollësishme për të zgjedhur skeletin, formën, ngjyrën dhe nuancën e lenteve, në harmoni me fytyrën, bustin, flokët dhe ngjyrat e klientes.
- Sekretet e bukurisë: këshilla të çmuara për kujdesin e lëkurës, flokëve, duarve dhe buzëqeshjes.
- Kujdesi vetjak dhe vetëvlerësimi: udhëzime dhe këshilla për stilin e jetës, aftësi specifike organizative, motivacion etj për të transformuar kujdesin personal në një ritual mirëqenie.
PËRCAKTIM I STILIT
- Shqyrtim dhe analizim: zbulojmë stilin e referencës, në harmoni me personalitetin, mënyrën e jetesës dhe moshën e klientes.
- Rëndësia e Detajeve: këshilla mbi përdorimin dhe funksionalitetin e detajeve, mbajtja e flokëve dhe ekspozimi i një palë vathësh, varëseje dhe shalli, unaze. Madhësia dhe tipi i dekoltesë, karfica dhe kopsa, përmasat dhe materialet e rripave, takave dhe ngjyrën e këpucëve, modelet dhe prerjet, gjatësitë dhe pëlhurat për të përcaktuar stilin ideal që favorizojnë karakteristikat e trupit të klienties.
- Veshja strategjike: balancimi i përmasave dhe linjatve të trupit, për të nxjerrë në pah një figurë të rregullt.
- Stilimi i Flokëve: një prerje të veçantë ose një stil flokësh i përshtatshëm me fytyrën dhe trupin, si një tipar dallues.
- Elementë esencial: udhëzues dhe këshilla që lidhen me pëlhurat, llojet, dizenjot, gjatësitë, modelet, ngjyrat dhe materialet, për të shmangur zgjedhjet e pafavorshme dhe për të zbukuruar karakteristikat fizike të klientes.
- Udhëzues për aksesorët dhe bizhuteritë, që nga çanta, ora, rripi dhe këpucët, nga shalli tek gjerdanët, nga kapelet te bizhuteritë, për të shmangur gabimet e zakonshme, dhe për të patur një stil të rehatshëm dhe elegant.
- Hijeshi formale dhe informale: rregullat themelore të veshjes formale me hijeshi dhe thjeshtësi, dhe veshjes së rastësishme me stil.
MENAXHIMI & RI-STILIMI I GARDROBES
- PlanifikImi i garderobës sipas aktiviteteve dhe rasteve: veshje zyrtare ditore dhe mbrëmjeje, veshje gjysmëformale dite dhe mbrëmjeje, veshje biznesi formale dhe informale, veshje për natyrë dhe veshje casual.
- Ri-Stilim i garderobës : zgjidhje të reja për të përdorur artikujt dhe aksesorët e papërdorur, ide stilimi dhe modifikime për ripërdorimin e veshjeve të vjetra.
- Lista e blerjeve Kult: hartimi i një listë me artikujt që duhen patjetër dhe aksesorët kult që nuk duhet të mungojnë kurrë në gardërobën e një gruaje.
- Garde-robe Express: ndërtimi i “veshjeve kapsulë”, me zgjidhje të zgjuara dhe disa veshje passepartout (që shkojnë me gjithçka) për një gardërobë të efektshme dhe të mirëmenduar.
- Veshjet fotografike: krijoni dhe ruani veshjet e ndryshme të kompletuara me aksesorë, për të qenë gati dhe të patëmetë në çdo rast.
- Menaxhimi i valixhes dhe dollapit: këshilla dhe ide të mençura për mënyrën e menaxhimit të dollapit, sirtarëve dhe valixheve, për të optimizuar kohën, hapësirën dhe eliminimin e stresit.
- Kujdesi dhe mirëmbajtja: këshilla të çmuara për kujdesin dhe mirëmbajtjen e artikujve dhe aksesorëve të vlefshëm, por jo vetëm.
MËNYRA PËR TË BËRË SHOPPING ME OBJEKTIVA SPECIFIKE
- Përzgjedhja e saktë: identifikimi i veshjeve të përshtatshme për formën fizike të klienties dhe karakteristikat e tyre.
- Blerja e dedikuar Stilit: udhëzime specifike dhe këshilla për blerjet që synojnë stilin personal të klientit
- Dita kult: një ditë kushtuar veshjeve dhe aksesorëve të kultit, për të mësuar se si t’i përshtatni ato me aftësi dhe stil.
- Blerjet luksoze: për të apasionuarat e modës së lartë, një shopping personal me rezervim ekskluziv.
- Outlet tour: rregullat themelore të blerjeve të zgjuara, si investimi në veshje që amortizojnë kostot
- Blerjet me ulje: një takim i padiskutueshëm për ata që duan të shmangin blerjet impulsive, të fokusohen në artikujt e vlefshëm dhe të shpenzojnë me masë.